Kampioni në fuqi e deklason kampionin në ardhje

PUBLIKUAR

AC Milan e ka demoluar Napolin, duke e mposhtur me rezultat 0:4, në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Rafael Leao e hapi llogarinë e golave për kampionin në fuqi të Italisë në minutën e 17-të të ndeshjes.

Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 25-të kur realizoi Brahim Diaz, shkruan Gazeta Express.

Rafael Leao e shënoi golin e tretë për “Rosonerët” dhe të dytin personal në minutën e 59-të.

Në të 67-tën, Saelemaekers realizoi një gol pas një solo aksioni.

Me këtë fitore, Milan ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Interi e Roma që gjenden në pozitat katër, respektivisht pesë.

Ndërkohë, Napoli përkundër humbjes mbetet lider në tabelë me 71 pikë, 16 më shumë se Lazio që është në pozitën e dytë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...