Kampioni lipjanas, në nivel vendi, Emin Grajqevci

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyrën e tij, kampionin lipjanas në atletikë, Emin Grajqevci, në nivel të Republikës së Kosovës, të shpallur edhe së fundi si kampion Ballkanik në 10 km. në garat e organizuara për disiplinat e gjata të mbajtura në Podgoricë të Malit të Zi.
Në këtë rast, kreu komunal, duke e uruar për sukseset e arritura kampionin lipjanas, ka thënë se, mbështetja nga ana e Komunës do të jetë e vazhdueshme për sportistët të cilët i sjellin Komunës së Lipjanit, çmime qofshin në nivel republikan apo ndërkombëtarë .
Ndërkaq, në anën tjetër, Emin Grajqervc, ka falënderuar kryetarin Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme , dhe e ka njoftuar atë se si reprezentatues i Kosovës në atletikë do të merr pjesë edhe në maratonën e organizuar në Shqipëri me 28 Nëntor 2015, në 42 km 195m.
Emin Grajqevci, deri më tani ka marrë shtatë medalje të arta, shtatë të argjenta dhe tri të bronzta.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...