Kampioni i Spanjës, Real Madridi e mbyll sezonin me barazim

PUBLIKUAR

Real Madridi e ka mbyllur me barazim sezonin 2021/22 në La Liga. Por, skuadra nga kryeqyteti spanjoll titullin e kampionit e kishte siguruar më herët.

Në ndeshjen e javës së 38-të dhe të fundit, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti luajti baras me Real Betisin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” përfundoi pa gola, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” sezonin e mbyllin me 86 pikë në krye të tabelë dhe me titullin e kampionit.

Kurse, Real Betisi renditet i pesti në tabelë me 65 pikë, teksa arriti edhe ta sigurojë pjesëmarrjen për në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...