Kampioni i këtij sezoni të Premierligës mund të mos vendoset edhe pasi të përfundojnë 38 ndeshjet e këtij sezoni. Nëse Manchester City dhe Liverpooli përfundojnë me baras pikë, baras goldallim dhe baras gola të shënuara, kampioni do të shpallet përmes një ndeshje play-offi, si finale.
Manchester City është aktualisht lider i tabelës së Premierligës me një pikë më shumë sesa Liverpooli, si dhe ka rekord më të mirë goldallimi në diferencë prej vetëm katër golave, transmeton Gazeta Express.
Për këtë arsye, kampioni i Anglisë mund të mos shpallet edhe pasi të përfundojnë dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Edhe pse kjo gjë nuk tingëllon shumë e mundshme, skenarët e mëposhtme do t’i detyronin Liverpoolin dhe Manchester Cityn ta zhvillojnë edhe një ndeshje mes tyre për t’u shpallur kampion:
1. Liverpooli fiton 5:0 dhe humb 2:1; Manchester City i barazon dy ndeshjet 0:0
2. Liverpooli fiton 4:0 dhe barazon 3:3; Manchester City fiton 1:0 dhe humb 1:0
3. Liverpooli i barazon dy ndeshjet 3:3; Manchester City barazon 0:0 dhe humb 4:0
4. Liverpooli barazon 3:3 dhe humb 4:3; Manchester City humb 3:0 dhe humb 2:0
Nëse një gjë e tillë ndodh, Manchester City do të jetë protagonist në një tjetër triumf tejet dramatik në Premierligë, pas fitores dramatike të sezonit 2012, kur një gol i vonë i Sergio Agueros ia rrëmbeu titullin Manchester Unitedin. /Gazeta Express


