Liga Total fillon me befasi, Kampionët FC Dobraja mposhten nga FC Macet e Zeza me rezultat 2-1 dhe keshtu fillojn mbrojtjen e titullit ashtu siç as vetë se kishin ëndërruar.
Super Liga filloi me ndeshjen ndërmjet FC Prishtina e Re ku u mposht nga FC Gadimja 2-4 dhe skuadra nga Gadimja debutoi në Liga Total.
Ashtu siç pritej, skuadra nga Llugaxhia, FC Standard Benz mposhti 2-1 FC TermaaX edhe pse TermaaX kishte mungesa në formacionin e tyre, ndeshja ishte e barabartë por fitoi ekipi vendas, skuadra e ëndrrave FC Dream Team humbi ndeshjen e parë 1-3 nga FC Janjeva skuadra që ishte dominuse ndaj ekipit të Besart Magashit.
FC Minatori 89 mposhti 4-3 FC Al Com me plot meritë pas dominimit dhe qendrueshmerisë në lojës. Fituesi i Total Cup FC Sllovia nuk arriti të nxjerrë më shumë se 1 pikë në përballjen me ekipin e inkuadruar këtë vit në Ligë FC Mergim Streli dhe ndeshja perfundoj 2-2, ishte radha e dy ekipeve nga Magurja FC Real Magurja dhe FC Xhamia Magure që të japin shaqjen e tyre ne fushë dhe ishte ndeshje e bukur për sy ku më të përgatitur ishin FC Xhamia Magure ku triumfuan 0-3 dhe debutuan me fitore në Liga Total.
Pas ekipeve nga Magurja ishte radha e Banulles ku përfaqësohen me dy ekipe dhe si për koicidencë kishin ndeshjen e parë mes vete dhe pas një super sfide FC Bajrami Banull arriti ta mposhtë FC Banulla pasi rikthyen rezultatin nga 3-2 në 5-3 dhe ndeshja perfundoj 6-4. Më i dalluari ishte Ardian Kozhani i cili realizoj 5 gola dhe ishte çelësi kryesor në këtë fitore, FC Centurm në krye me Bujar Sinanin arriti ta mposht 5-2 FC Tiki Taka-n e golashenuesit më të mirë sezonin e kaluar Mustaf Ismaili.
Ndeshjet janë zhvilluar edhe në Ligën e Dytë dhe Tretë, e gjithçka shkoi ashtu siç duhet dhe siç e dëshironin të gjithë futbolldashësit.
Kjo është renditja pas javës së parë.
LIPJANINEWS.INFO






