“Kam 2 vite që kam njohur nënën biologjike”, Ana flet për të kaluarën e vështirë

PUBLIKUAR

Ish- konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike, e se ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe. 

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem  që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, tha Ana.

Ish-konkurrentja tregoi se po planifikon të hapë një shoqatë për vajzat që sapo dalin nga Shtëpia e Fëmijës dhe nuk kanë një ndihmë.

“Është shoqatë për vajzat pasi dalin nga Shtëpia e Fëmijës, mosha më delikate 16-18 që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit”, tha Ana.

Roza: Personalisht ke qenë pjesë e kësaj gjëje?

Ana: Po tani te jem e sinqerte nuk ka si t’i lind kjo ide një vajze 25-vjeçare nga hiçi.

Roza: Yt atë nuk jeton më?

Ana: Jo, kam mamanë që është dashuria e botës.

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...