Mbi 500 delegate të AKR-së në Lipjan zgjodhën Kaltrinë Demirin Kryetare e Forumit të Gruas në Lipjan. Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan, Sabit Pacolli. Kuvendi më pas zgjodhi edhe strukturat udhëheqëse të Forumit të Degës, si dhe Kryesinë e përbërë prej 15 anëtaresh.
Kryetare: Kaltrinë Demiri,
Nënkryetare: Fitore Misini,
Nënkryetare: Bleona Konjufca,
Sekretare: Jehona Hyseni
Sabit Pacolli tha se gruaja shqiptare ndër shekuj nuk u zmbraps kurrë dhe përballoi të gjitha vështirësitë e stuhitë e jetës krahas burrit në edukimin e fëmijëve.
“Lufta e fundit në Kosovë është dëshmia më e freskët e karakterit dhe fuqisë së gruas shqiptare. Por gruaja në Kosovë edhe sot e kësaj dite është një gjigande e vërtetë në çdo sferë të jetës. Që nga shtëpia dhe fëmijët për të cilët vazhdon të kujdeset me dashuri të madhe e deri te puna e përditshme në profesionin e saj të politikanes, mjekes, arkitektes, profesoreshës, edukatores apo të çdo lloj profesioni tjetër, ajo çdo gjë e bën me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë”, tha Pacolli.
Sipas Pacollit AKR-ja ka besim të plotë në gratë që kanë vendosur të bëhen pjesë e strukturave të saj. AKR-ja ka besim të plotë në gratë që kanë vendosur të bëhen zëri i saj në politikë, ekonomi dhe zhvillim social të shtetit tonë të ri demokratik. Të nderuara zonja, gra, nëna, motra! – Ndryshimi po ndodhë dhe ndryshimi jeni JU! Na priftë e mbara në realizimin e synimeve tona të përbashkëta për Kosovën, shoti ai.
Ndërsa Kryetarja e sa po zgjedhur, Kaltrina Demiri tha se gruaja e Kosovës, Forumi i saj, ka marr përgjegjësi e barrë për realizimin e këtij programi, me momentin kur ka vendosur që z Behgjet Pacolli tu pri këtyre proceseve të mëdha shoqërore.
“Nga ky Kuvend i F G të AKR në Lipjan, në qendër të Kosovës, i bëjmë me dije koalicioni imagjinar, këtij koalicioni jo parimor, kësaj shtrese të lig të njerëzve, këtyre majtistëve ekstrem, të cilët, populli kurrë nuk i dashi dhe kurrë nuk ua pa hairin, se gratë e komunës së Lipjanit dhe të gjithë Kosovës, kanë vendosur unanimisht që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë AKR-në, partinë e fjalës, të besës, të premtimit, partinë e tyre, dhe Presidentin e AKR-së do ta zgjedhin kryeministër të R Kosovës, në zgjedhje të ardhshme, kurdo që mbahen ato për pushtetin qendror”, tha Demiri.
Sipas Demirit forumi i Gruas Dega në Lipjan, që sot ka marrë për sipër se, në zgjedhjet e ardhshme lokale, kurdo që mbahen ato, do t’i fitoi zgjedhjet; edhe për kryetar komune edhe për asamble komunale. Ndërsa për zgjedhje nacionale Komuna e Lipjanit bindshëm do të përfaqësohet, së paku, me tre deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, thot ajo.
“Një fitore të tillë e garanton koncepti dhe Programi i AKR-së, në veçanti pjesa ku flitej për zhvillim ekonomik. AKR-ja din, mundet dhe ka vullnet për një zhvillim ekonomik e shoqëror shumë më të lartë. Me AKR-në në udhëheqje do ta bëjmë një jetë më të mirë të gjithë qytetarët, një mirëqenie sociale për të gjithë. Kosova ka pasuri natyrore, materiale e humane të bollshme, bile krahasuar me vendet e tjera, zënë vendin e parë”, pohoi Demiri.
“Të nderuara përfaqësuese të grave të AKR-së, përcillni mesazhin më njerëzor, më human edhe grave të partive të tjera, që për hatër të grave të shtypura; për hatër të grave të veja, që rrisin fëmijët e tyre në s’ kame e presin një ditë më të lumtur të jetës; për hatër të pleqve jetik, që me admirim e kanë pritur lirinë për ta shijuar së paku njëherë në jetën e tyre; për hatër të plakave të sëmura, që iu janë tretur bijtë e bijat e tyre për të fituar kafshatën e gojës; për hatër të sëmurave në spitale, që sot nuk kanë trajtim të duhur mjekësor; për hatër të studentëve e studenteve, që maltretohen çdo ditë nga pronësoret e tyre që kanë uzurpuar tituj akademik; për hatër të buqëve të vyeshëm, që tërë kohën e kalon në fermën apo arenë e tij a nuk i mjafton të bëjë një jetë të dinjitetshme pikërisht nga plaçka që i bëjnë qeveritarët; për hatër të fëmijëve, me plot vrull jetësor që lozin në terrene të pluhurosura e me ndotje ekstreme të ajrit , pa e kuptuar rrezikun e jetës; për hatër të jetimëve, që u zihet në fyt kafshata e bukës, kur shohin se u mungon prindi i cili ka luftuar për atdhe a fëmijës së tij, një fjalë të ëmbël kush nuk ia fletë, le ta votojnë A K R – në , nga se këtu është shpëtimi”, thotë Demiri.
/LipjaniNews.com/








