Padyshim se Kallashi është emri dhe figura më e përfolur e faqeve tona roze. Nuk kalon asnjë ditë, asnjë portal pa shënuar diçka e pa postuar edhe fotografi të shumta të saj, shkruan Kosovarja.
Por, me fotografitë e saj të postuara në kohën e fundit, jo pak, sikur po i zhgënjen fansat e saj, të cilët i shkruajnë se ajo e ka prishur fizikun e saj e duke ia tërhequr vëmendjen se është plotësuar bajagi shumë. Nuk e ka më trupin, performancën me të cilin edhe u bë e famshme. Kallashi është bërë veç tul e dhjamë – shkruajnë komentuesit.



