Faqja e internetit e Gianluca Di Marzios shkruan se sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares së Kroacisë, Nikola Kalinic nesër do të përfundojë transferimin e tij në Atletico Madrid.
Kalinic, i cili u përjashtua nga Botërori në Rusi pas një mospajtimi mi selektorin Dalic, do t’u nënshtrohet testeve mjekësor me Atleticon, përpara se të vendosë nënshkrimin për një huazim sezonal me detyrim për blerje sezonin e ardhshëm.
Kroati kohët e fundit ishte transferuar te Rossonerët për 25 milionë euro, por forma e tij e dobët e treguar duke shënuar vetëm 6 gola, ka shtyrë drejtuesit e Milanit që të mendojnë largimin e tij.
30-vjeçari do të bashkohet me Los Colchoneros si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Kevin Gameiron, i cili u transferua në Valencia. /Gazeta Express/


