Kakas i ofrohet rol udhëheqës në Milan, kjo është përgjigja e brazilianit

PUBLIKUAR

Kaka ka thënë se është gjë e veçantë për të t’i ofrohet një rol udhëheqës në Milan.

Megjithatë, braziliani ka theksuar se ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë ende apo të pensionohet, transmeton Express.

Ish-ylli i Milanit është lojtar i lirë pasi u largua nga Orlando City, ndërsa sot e vizitoi Casa Milan për të diskutuar mundësinë e marrjes së një roli në hierarkinë e klubit.

Shefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone i ka bërë ofertë Kakas, por ky i fundit ende nuk është i sigurt nëse dëshiron t’i varë këpucët apo jo.

“Fola me Fassonen, ende nuk kam vendosur nëse dua të vazhdoj të luaj apo jo”, ka thënë Kaka.

“Por, ta kem mundësinë të jem drejtor i Milanit do të ishte e veçantë për mua”, ka shtuar ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...