Leite Kaka mund t’i bashkohet Milanit gjatë janarit
Mesfushori brazilian, Leite Kaka është futbollist i lirë pas largimit nga ekipi amerikan, Orlando City.
Sipas mediave italiane, mesfushori brazilian i ka bërë një propozim interesant Milanit, për rikthim në San Siro.
Kaka është i gatshëm të luajë në Milan për gjashtë muaj deri në verën e vitit 2018, përcjell Express.
Thuhet se Kaka ka edhe dy opsione tjera: ekipin amerikan, New York City dhe skuadrën braziliane, San Paolo. /Express/



