Kaka: Milani do të jetë gjithmonë në zemrën time

PUBLIKUAR

Ish-ylli i Milanit, Ricardo Kaka, ka thënë se ai është i lumtur se Stephan El Shaarawy po kalon formë të mirë te Roma.

Braziliani tha se ai është tifoz i madh i Milanit dhe dëshiron të shikojë Rossonerët në Ligën e Kampionëve.

“Unë jam i lumtur për El Shaarawyn, e kam takuar te Milani. Ai është një i mirë dhe jam i kënaqur me rritjen e tij”.

“Balotelli e di se çfarë po bënë, është shumë i talentuar dhe shumë i rëndësishëm për futbollin botëror”.

“Milan do të jetë gjithmonë në zemrën time. Të gjithë tifozët e Milanit do donin të shikonin klubin në Ligën e Kampionëve dhe sa më lartë në renditje”, ka thënë Kaka për Sky Sport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...