Kaka: Dua të rikthehem në Milan

PUBLIKUAR

Kaka është shumë interesuar që të rikthehet në Milan si drejtor, dhe beson se ish-klubi i tij do të rikthehet përsëri në majat e futbollit.

“Do të doja të futem në trajnimet për trajner në Itali”, tha Kaka, transmeton Gazeta Express.

“Jo që e shohë vetën si trajner në fushë, mendoj se jam më i rehatshëm në një rol mbrapa tavolinës. Por studimi im në Coverciano do të më ndihmonte që ta kompletojë edukimin tim”.

“Gjithmonë e përcjelli skuadrën, nuk kam ndegjuar nga Gatusso që një kohë të gjatë por shpesh bisedoj me Fassonen dhe lojtarët”.

“Kam biseduar me Andrea Pirlon në kohën e fundit, pastaj në Milano janë Dida dhe Serginho të cilët janë duke përfunduar trajnimet e tyre në Coverciano, kështu që gjithmonë jam i informuar”.

“Jam shumë i interesuar që të rikthehem në Milan. Nuk e di kur, por do të ndodhë. Shpresojë që të ndodhë sa më shpejt, sepse Milani është si një shtëpi për mua”, tha Kaka në një intervistë për Gazzetta dello Sport. / Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...