Kajtazi: Me zgjedhjet në veri Kosova pagoi një referendum për Serbinë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, vlerëson se me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, Republika e Kosovës pagoi referendum për Serbinë.

Kajtazi, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se Kosova me mbajtjen e zgjedhjeve në veri ka dashur të tregojë forcë, kontroll e autoritet në atë zonë, njofton Klankosova.tv.

“Kush do të thoshte se Kosova i harxhon 600 mijë euro edhe organizon një referendum për Serbinë. Ne këtë e shohim si një proces zgjedhor të improvizuar ku shteti i Kosovës u përpoq të tregoj forcë, kontroll dhe autoritet se ne jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhje në veri të Kosovës ani se parakushtet nuk kanë ekzistuar”.

“Fakti që s’janë hapur shkollat për votim i bie që ne nuk ishim në gjendje të organizonim zgjedhje në veri të vendit. Është referendum që ne e kemi paguar për Serbinë pasi që 100 përqind e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës në veri e kanë refuzuar shtetin e Kosovës, 100 përqind iu kanë bindur Serbisë”, u shpreh Kajtazi.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...