Kahn: Ronaldo nuk përshtatet me idetë e Bayernit

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ende nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Ylli portugez nuk ka udhëtuar me ekipin në përgatitjet parasezonale dhe po pret një ofertë të mirë nga një ekip i madh, që ka gjasa për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, sot ka ardhur njoftimi nga Bayern Munich, që thonë se nuk janë të interesuar për pesë herë fituesin e Topit të Artë, shkruan Gazeta Express.

Drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn deklaroi se ai është lojtar fantastik, por nuk përshtatet me idetë e klubit gjerman.

E dua Ronaldon, lojtar fantastik, por çdo klub e ka filozofinë e tij dhe nuk jam i sigurt që do të ishte sinjali i duhur për Bayernin dhe Bundesligën nëse do të nënshkruanim me të tani. “Një veprim i tillë nuk përputhet domosdoshmërisht me idetë tona”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...