Gianluigi Buffon duhet të pensionohet në fund të sezonit, bën të ditur portieri legjendar, Oliver Kahn.
“A duhet të pensionohet Buffoni? Është pyetje e rëndësishme. Po, nëse ai gjen kohën e duhur për t’i dhënë fund karrierës”, tha fillimisht ish ylli i Gjermanisë dhe Bayern Munich për Bild.
“Nëse ju nuk bëni hapin e duhur, në kohën e duhur për t’u pensionuar, një ditë do t’ju dhembë shumë. Shembull, Philipp Lahm, u largua në kohën e duhur”, shtoi Kahn.
Kahn këtu iu referua dështimeve të Italisë për të shkuar në Kupën e Botës dhe Juventusit për Champions League, trofe të cilin nuk e ka fituar kurrë Gigi Buffon. /Gazeta Express/


