Kafe e ftohtë apo e nxehtë? Cila është më e shëndetshme dhe pse?

PUBLIKUAR

Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë për miliona njerëz në mbarë botën – një zakon që nuk ofron vetëm energji, por edhe përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mendore

Sipas një studimi të publikuar në revistën Journal of Psychopharmacology, kafeja nxit ndjenjat e mirësisë, miqësisë dhe lumturisë, duke përmirësuar disponimin dhe ndërveprimin social. Por përtej aspektit emocional, ajo është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave B dhe K, riboflavinës, si dhe përmban rreth një mijë përbërës bimore bioaktivë, shumë prej të cilëve kanë efekte antiinflamatore dhe mbrojtëse për organizmin.

 

Një studim i publikuar në Scientific Reports zbuloi se kafeja e nxehtë përmban më shumë antioksidantë krahasuar me atë të ftohtën, që e bën më efektive në luftën kundër radikaleve të lira dhe plakjes qelizore.

Antioksidantët janë përbërës të rëndësishëm që kontribuojnë në mbrojtjen e zemrës, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve kognitive.

Nga ana tjetër, kafeja e ftohtë, ka aciditet më të ulët dhe një shije më të butë, duke e bërë më të përshtatshme për ata që vuajnë nga ndjeshmëri në stomak ose refluks gastrik.

Pavarësisht temperaturës, vlera e pH-së së të dyja formave të kafesë është e ngjashme, duke luhatur nga 4.85 në 5.13, por përthithja dhe reagimi i trupit mund të ndryshojë, transmeton Telegrafi.

Cilën të zgjedhim? Varet nga trupi, preferenca dhe koha e ditës

▪ Për më shumë përfitime shëndetësore dhe antioksidantë: zgjidhni kafenë e nxehtë.

▪ Për ata me stomak të ndjeshëm ose që duan një alternativë më të butë gjatë ditës së nxehtë: kafe e ftohtë është më e lehtë për tretje.

▪ Në mëngjes, një kafe e nxehtë mund të nxisë qarkullimin dhe të zgjojë sistemin nervor.

▪ Në pasdite, kafeja e ftohtë mund të jetë më freskuese dhe më e lehtë për trupin.

Në fund të ditës, të dyja llojet ofrojnë përfitime të vlefshme, dhe zgjedhja më e mirë është ajo që i përshtatet trupit tuaj dhe mënyrës suaj të jetesës. Çelësi është gjithmonë: konsumi i moderuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...

Pse rezistenca ndaj insulinës po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe si ta njihni me kohë

Çfarë ndodh në organizëm, cilat janë simptomat dhe si lidhet rezistenca ndaj insulinës me...