Kadaj–Bujupi: Thaçi, e kundërta nga ajo që kërkohet nga një President

PUBLIKUAR

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se vonesat në funksionimin e institucioneve po shkaktojnë dëme të mëdha për vendin.

Sipas saj, pushteti aktual e ka humbur legjitimitetin për të vazhduar më tutje për ta udhëhequr këtë qeveri, veçanërisht sipas saj, me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Dihet se figura e presidentit parashihet të jetë figurë unifikuese dhe me kredibilitet të lartë, që shkon përtej partive politike. Kandidati i prezantuar (Hashim Thaçi) është krejt kundër këtyre parimeve”, ka theksuar Kadaj – Bujupi.

Ajo ka theksuar se ky Kuvend nuk ka legjitimitet të vazhdojë me mbajtjen e seancave, sepse e ka shkelur kushtetutën e vendit, duke shtuar “se presim që me 17 shkurt të përfundojë kjo qeveri”. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...