Kadaj- Bujupi: Protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se pas bojkotimit të Kuvendit opozita do të organizohet në terren, siç ka thënë ajo, për t’i dhënë fund këtij regjimi.

Sipas saj, protesta e 26 marsit do të jetë më e madhe që është organizuar ndonjëherë në Prishtinë, përderisa kundërshtimi opozitar do të vazhdojë deri në rënien e Qeverisë.

Shefja e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se trajtimi fyes, i padrejtë dhe ç’njerëzor ndaj deputetëve të opozitës, të cilët kishin kurajën të viheshin në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, janë disa nga arsyet pse konsiderojnë se legjislativi e ka humbur legjitimitetin dhe se opozita nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e tij.

Këto komente Kadaj-Bujupi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se më 26 mars 2016 do të organizohet protesta më e madhe nga opozita në Prishtinë.

“Protestë paqësore, ku qytetarët do të kundërshtojnë regjimin. Kundërshtimi do të vazhdojë deri në rënie sepse Kosova është vend demokratik, është Evropë dhe ngufatja e tillë nuk mund të zgjasë”, ka bërë të ditur nënkryetarja e AAK-së. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Drejtori i Urbanizmit në Gjilan njofton nisjen e projektit 18-milionësh në qytet

Drejtori i Urbanizmit i Gjilanit, Flakron Rexhepi, ka njoftuar se ka nisur faza intensive...

Kurti: Për mua janë të vlefshme si pozita e kryeministrit, presidentit e kryeparlamentarit, dua të diskutojë për të gjitha

Lideri i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar për media pas ndërprerjes së seancës konstituive. Kurti,...

Shembull për t’u ndjekur: I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para

Një gjest i ndershëm është shënuar në Shtime, ku një 26-vjeçar ka dorëzuar në...