Kadaj – Bujupi paralajmëron tubimin e opozitës nesër në shesh

PUBLIKUAR

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka paralajmëruar se nesër në orën 14:00 do të nisin protestat e opozitës në Prishtinë, me moton “Për shtet me sovranitet”.

Ajo ka shkruar në Facebook duke treguar se do të vazhdojnë, disa në shesh e disa nëpër gjykata, për ta kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin.

Lexojeni postimin e plotë të deputetes Kadaj – Bujupi në Facebook:

“Të dashur miq,
Disa nga ne nesër nuk mund të jemi me ju, në mbrojtje të Republikës.

Pasi qysh në orët e mëngjesit do ballafaqohemi edhe njëherë në seancë gjyqësore, për veprimet tona në mbrojtje të vendit.

Sepse drejtësia nuk qëndron në të qenurit neutral ndërmjet të drejtës dhe të gabuares, por në përcaktimin për të drejtën dhe mbrojtjen e saj kundër së gabuares.

Prandaj ne do vazhdojmë bashkë, gjithmonë bashkë, disa në shesh e disa në gjykatë, disa tjerë ne burg, por të gjithë me një qëllim, në mbrojtje të vendit kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, kundër qeverisë jokushtetuese dhe kampione për korrupsion!

‪#‎PershtetMeSovranitet‬ nesër në orën 14:00!” (sic), ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...