Kadaj-Bujupi paralajmëron tensionim të situatës

PUBLIKUAR

Nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës do të jetë përgjegjësi mbi ta, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi. Sa herë që preket interesi i vendit do të këtë tensionim të situatës, sepse qytetarët e Republikës nuk mund të pajtohen me këtë fakt.

Ky është paralajmërimi i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tashmë pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila shton se ky tensionim mund të këtë konsekuenca të ndryshme dhe të rrezikshme.

“Prandaj Qeveria duhet ta këtë parasysh këtë dhe të mos vazhdojë me kokëfortësinë e saj, sa të habitshme, aq edhe të dëmshme për Kosovën. Për çfarëdo eskalimi potencial, përgjegjësia e plotë është te ta”, ka thënë në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Kadaj – Bujupi.

Duke folur në emër të “Vetëvendosjes”, Kadaj – Bujupi thotë se kosovarët nuk mund të presin as nga ambasadorët e as nga zv/presidenti Biden, që të përkujdesen të mos humbet territor. Ajo përmend se si ShBA-ja, e cila ka sipërfaqe të territorit rreth 9.4 milionë km2, në asnjë moment nuk lëshon pe ndaj Meksikës në mosmarrëveshjen e tyre për shumë pak territor, saktësisht 2.4 km2. “Kemi plot këso raste.

Prandaj, ‘Vetëvendosja’ nuk do të zmbrapset në këtë drejtim, bile do ta këtë kundërshtimin edhe më të fuqishëm”, ka thënë për “Zërin” mes tjerat Kadaj – Bujupi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...