Kadaj-Bujupi i përgjigjet Delawiet: Problemet tona duhet t’i zgjidhim vet (Video)

PUBLIKUAR

Lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, që zgjedhjet nuk duhet të vinë nga dhuna, shefja e Grupit Parlamentar nga AAK, Donika Kadaj-Bujupi.ka thënë se ndëkombëtarët nuk duhet të ndërhynë në çështjet e brendshme të vendit.

“Si opozitë jemi të vetdijshëm se duhet të kemi partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë, por ne duhet që të problemet tona t’i zgjedhim vet e nuk duhet që të ndërhynë”, tha Kadaj-Bujupi, në Info Magazinë të Klan Kosovës.

“Korrupsioni do të luftohet kur do të kemi një qeveri të fortë e cila do të ketë prioritet zhvillimin e shtetit. ShBA dhe BE kanë investuar shumë në Kosovë, ata kanë investuar për shtetin tonë i cili po shkon drejt dështimit”, tha ajo.

Me deputeten Kadaj-Bujupi u diskutua edhe në lidhje me krizën politike si dhe zgjedhjen e presidentit.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...