Kadaj-Bujupi: “Durimi” i Mustafës i kushtoi Kosovës

PUBLIKUAR

Ultimatumi i fundit nga ana e Beogradit karshi Listës Serbe dhe institucioneve të Kosovës është ndërhyrje arbitrare në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sipas Donika Kadaj-Bujupi të Vetëvendosje kjo ka ndodhur pas pranimit të Listës Serbe – marrëveshjen për themelimin e së cilës, sipas saj e kanë bërë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova.

“Nga fillimi ka pasur porosi, nga ana e Beogradit”, thotë Kadaj-Bujupi në Ora e Fundit.

Sipas saj shkarkimi i ish-ministri Mariq nga ana e Mustafës është i vonshëm.

“Mustafa e pranoi se ka duruar tepër gjatë, por ky durim i tij i ka kushtuar mjaftë shumë Kosovës”, ka shtuar Kadaj – Bujupi.

“Serbia 16 vite pas çlirimit dhe në dekadën e dytë pasluftës në një formë është kthyer thellë në Kosovë përmes Mitrovicës”, shtoi ajo.

“Kjo qeveri ka shfaq një “durim” po aq të madh sa i përket mosreagimit ndaj strukturave paralele dhe së fundmi ndaj murit në Mitrovicë dhe fyerjeve që vinin nga Beogradi përmes ministrave të Mustafës që paguhen me taksat tona”.

“Nga dita e parë ata nuk i kanë njohur institucionet tona”.

“Është vonë të konstatohet se është boll. Është dashur të ndalen qysh në fillim dhe pjesëmarrja e tyre në institucione të kushtëzohet me njohjen dhe zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”.

Sipas saj deklaratat e fundit të Mustafës vijnë pas një servilit që ka dëshmuar kjo qeveri kundruall listës serbe dhe Beogradit dhe qeverisë serbe.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...