Kadaj-Bujupi: Do t`i përsërisja veprimet për të cilat u arrestova

PUBLIKUAR

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, është kthyer në shtëpi pasditen e së mërkurës pas tre javë qëndrimi në burgun e Lipjanit.

Me këtë rast, ajo ka deklaruar se nëse është e nevojshme do t`i përsëris veprat e njëjta për të cilat edhe është arrestuar vetëm për të mos lejuar themelimin e Asociacionit dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndryshe, Shefja e grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës masën prej 30 ditësh paraburgim që nga sot do ta vazhdojë në shtëpi nën masën e arrestit shtëpiak.

Kadaj-Bujupi ishte arrestuar më 18 nëntor për shkak se kishte hedhur gaz lotësjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
 

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....