Kaçanik: LDK thotë përforcohet me nëndegën e AAK-së; AAK thotë LDK s’ka marrë nëndegë po ka blerë argatë (Video)

PUBLIKUAR

E diela qe një ditë e veçantë në degën e LDK në Kaçanik. Nëndega më e madhe e kësaj ane e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që përfshin shtatë fshatra, kaloi në këtë parti.

E, këtë, dega e LDK-së në Kaçanik po e sheh si ngjarje të rëndësishme. Ndërsa, ministri i Infrastrukturës që vjen nga kjo anë, Lutfi Zharku, aderimin po e lidh me zhvillimet e fundit, raporton Klan Kosova.

Në anën tjetër, AAK e konsideron si tendencioze dhe pjesë të fushatës speciale, siç thotë, “pretendimet se kinse shtatë fshatra të Kaçanikut të organizuara brenda një nëndege paskan kaluar në LDK”. Sipas këtij subjekti, “LDK nuk mund ta marrë asnjë degë të AAK-së, ajo po blen argat”!

“AAK konsideron se individë të caktuar kanë kaluar dhe gjithnjë do të kalojnë nga një parti në një tjetër në këmbim të favoreve dhe punëdhënies, por kësaj radhe LDK është e fundit e cila duhet të llogaris se forcimi i saj do të vjen nga strukturat e cilësdo parti opozitare”, thuhet në reagim të AAK-së. /Klan Kosova/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...