Kaçanik: Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje

PUBLIKUAR

Policia ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim thuhet se të arrestuarit për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur me dy persona tjerë, përcjell Klankosova.tv.

“Policët e rendit e më pas hetuesit e stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat M.L ( M/K) i moshës 57 vjeçar dhe J.L ( M/K) i moshës 29 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur me dy persona tjerë G.L (M/K) i moshës 63 vjeçar dhe B.L (M/K) i moshës 29 vjeçar , duke ju shkaktuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën  Emergjente në Kaçanik, lëndime kishte pësuar edhe i dyshuari M.L”.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, tek i dyshuari M.L është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri ( pushkë e gjuetisë) me 6 fishekë.Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje ‘’, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...