Kabineti i Nikoliç: I plotësojmë kushtet e BE’së, por nuk e njohim Kosovën

PUBLIKUAR

​Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mirëpo kërkesat e BE’së për anëtarësim ne do t’i plotësojmë, ka thënë këshilltari i Presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, duke komentuar në një takim me zyrtarët e qeverisë gjermane, ku u kërkua qartësimi i çështjeve me Kosovën para anëtarësimit të Serbisë në BE

 

“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Serbisë nuk do e shkel atë. Serbia ushtarakisht është neutrale dhe nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Serbia i plotësohen kushtet për hyrjen në BE, por nuk e njohim Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Pak për Vecernje Novosti, transmeton Express.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, çdo gjë duhet të qartësohet për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës para anëtarësimit në BE duhet të jenë ligjërisht të detyrueshme të normalizohen. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...