“Ka një aversion ndaj konceptit shqiptar”, Kurteshi me vërejtje në prezantimin e draftit të Asociacionit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, po merr pjesë në prezantimin e draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ana e organizatës gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë.

Kurteshi tha se i ka disa pyetje “shumë parimore” dhe i shtroi disa çështje rreth draftit të statutit të Asociacionit, raporton Gazeta Express.

“Ne i kemi të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, këtu citohet vetëm Konventa europiane për të drejtat për vetqeverisje lokale, që nuk është pjesë e Kushtetutës së Kosovës, kurse dokumentet që janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës, nuk citohen. Cila është baza e këtij teksti në këto dokumente? A ka ndonjë bazë?”, pyeti Kurteshi.

Më tej, Kurteshi tha se në draftin e stautit të Asociacionit ka parë “një aversion ndaj konceptit shqiptar”.

“Disa herë u përmend që nuk është Asociacion, bashkësi njëetnike. Unë nuk dëgjova asnjëherë që përmendet ndonjë emër tjetër, përveç serb. Nëse nuk është njëetnike, pse nuk po është e mundur të thuhet edhe goranë, edhe turq. Me gjasë, ka një aversion ndaj konceptit shqiptar. Por ajo nuk është me rëndësi…”, tha Kurteshi.

“Cila është liria apo e derjta themelore e definuar apo e normuar në të gjitha dokumentet ndërkombëtare të njohura që është cenuar apo është shkelur nga autoritetet e Republikës së Kosovës, anëtarëve të komunitetit serb?”, ishte pyetja tjetër e zyrtarit të LVV-së.

Ai pati vërejtje edhe lidhur me shembujt. Kurteshi pyeti se cilat përvoja europiane u morën për bazë në hartimin e këtij drafti.

Një përfaqësuese e FES-it, i tha Kurteshit se janë përmendur edhe konventat që janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Ajo tha se kur përmendet Kushtetuta, përmenden edhe “tetë instumente ndërkombëtare që janë të zbatuara në Kosovë”.

Ajo tha se Kosova “mbetet shtet unitar”.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...