Juventusi transferon yllin e Barcelonës? (Foto)

PUBLIKUAR

Rafinha, mesfushori i Barcelonës, mund t’i bashkohet Juventusit gjatë verës

Drejtori i Përgjithshëm i Juvetnusit, Giuseppe Marotta, gjatë verës pritet të ‘peshkoj’ në Barcelonë.

Sipas Corriere dello Sport, lideri i Serie A ka shfaqur interesim për mesfushorin brazilian të Barcelonës, Rafinha, përcjell Express.

Madje, thuhet se Marotta tashmë ka përgatitur një ofertë prej 25 milionë për Rafinhan.

Rafinha, siç është raportuar edhe më herët, po mendon seriozisht që të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, pasi nuk po luan rregullisht.

Ai po  synon të transferohet në një kuadër ku mund të luajë vazhdimisht pasi synon të marrë një ftesë nga Barazili për kampionatin botëror ‘Rusia 2018’.

Përveç Juventusit, interesim për ta transferuar 24 vjeçarin janë edhe  Arsenal e Liverpool. Por, destinacioni i mundshëm i brazilianit mbetet Juvetnusi.

Rafinha është pjesë e Barcelonës që nga viti 2006, nga fillimi i karrierës. Ai ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës në vitin 2011.

Kurse, në sezonin 2013/2014, braziliani ishte i huazuar te skuadra e Celta Vigos. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...