Juventusi ta blejë menjëherë Cuadradon

PUBLIKUAR

Juan Cuadrado i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij në këto ndeshje të para me fanellën e Juventusit dhe për këtë arsye drejtuesit bardhezinj kanë nisur procedurat për ta blerë përfundimisht futbollistin kolumbian nga Chelsea.

Cuadrado iu bashkua kampionëve të Italisë gjatë verës në formë huazimi për një shumën prej 1,5 milionë euro , ndërsa për ta blerë përfundimisht ‘Zonja e Vjetër’ duhet t’i paguajë Chelseat edhe 25 milionë euro të tjera.

Nuk është më një mister që Jose Mourinho nuk e pëlqen 27-vjeçarin, por bardhezinjtë kanë nga ‘El Cholon’ i cili mund të marrë drejtimin e Bluve sezonin e ardhshëm.

Trajneri argjentinas Diego Simenone është një fans i Cuadrados madje ka dashur ta transferojë atë të Atletico.

Kjo është një nga arsyet kryesore që Juventusi kërkon ta blejë menjëherë ish lojtarit e Fiorentinas.

Cuadrado së bashku me Dybalan janë dy futbollistët e vetëm nga blerjet e reja që janë paraqitur mirë me kampionët Italisë në këtë fillim sezoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...