Juventusi synon ta fitojë tripletën

PUBLIKUAR

Pavel Nedved ka thënë se Juventusi dëshiron t’i fitojë të tri garat, Serinë A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, për ta kompletuar kështu tripletën për herë të parë në histori.

“Zonja e vjetër” e ka fituar radhazi Serinë A në gjashtë sezonet e kaluara, por pas 20 javëve këtë sezon është Napoli që prin në renditje me një pikë më shumë, transmeton Express.

Ish-ylli i Juventusit e ka pranuar se Napoli po bën gjëra të jashtëzakonshme këtë sezon.

“Jemi një pikë prapa, por duhet ta pranoj se Napoli është duke bërë gjëra të jashtëzakonshme”, ka thënë Nedved për Lidove Noviny.

“Ende jemi në tri garat dhe duam t’i fitojmë ato. Prioriteti më i madh për tifozët tanë është Liga e Kampionëve, por prioriteti im është t’i fitojmë tri garat”, ka shtuar ai.

Interi është skuadra e vetme italiane që e ka arritur këtë tipar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...