Juventusi është shumë i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacinin, i cili mund të kushtojë deri në 55 milionë euro.
Mesfushori kroat ka përvojë në Serie A pas kohës që e kaloi te Interi. Kovacic ka qenë titullar të Reali në vetëm 10 ndeshje këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Massimiliano Allegri e ka identifikuar Kovacicin si lojtarin që e pëlqen shumë, sipas Gazzetta dello Sport, me Madridin që pritet t’ia kërkojë “Zonjës së vjetër” të paktën 55 milionë euro.
Kjo do të thotë se marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse Sami Khedira i bashkohet Liverpoolit, apo Miralem Pjanici kalon te PSG-ja. /Gazeta Express/


