Juventusi s’dorëzohet për Milik, përkundër çmimit prej 50 milionë eurosh

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, raportohet se mund të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin për herë të dytë në karrierë.

Gazeta italiane Il Corriere dello Sport pretendon se interesimi i bardhezinjve për Milik nuk ka marrë fund ende, pasi që raportohet se sulmuesi polak do të shpërngulet në Torino këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Katër vjet pasi Milik e kishte zëvendësuar Higuainin në San Paolo nën drejtimin e Sarrit, 26-vjeçari raportohet se do të jetë sërish zëvendësuesi i sulmuesit argjentinasit nën Sarrin, këtë herë në Allianz Stadium.

Gazeta italian shkruan se Napoli është i vetëdijshëm për interesimin e Juventusit dhe i ka vendosur ish-futbollistit të Ajaxit çmim prej 50 milionë eurosh.

Ky çmim cilësohet tejet i lartë nga drejtuesit e Juventusit, të cilët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për një sulmues të cilit i përfundon kontrata verën e vitit 2021.

Milik i ka shënuar 46 gola në 110 ndeshjet e tij për Napolin që nga ardhja e tij në vitin 2016 dhe ai tani po bëhet gati për të luajtur kundër pikërisht Juventusit në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...