Juventusi po përgatit ofertën zyrtare për Zaniolon

PUBLIKUAR

Juventusi është duke e kërkuar me ngulm Nicolo Zaniolon.

Gazetari, Nicolo Schira, ka bërë të ditur se klubi nga Torino është duke  përgatitur ofertën zyrtare për t’ia dërguar Romës, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar, teksa detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Roma besohet se po kërkon 50 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit.

Gjithashtu, lojtari ka rënë dakord edhe për pagën e ofruar, e cila thuhet se është prej 4 milionë eurove në vit.

Klubi nga kryeqyteti italian gjithashtu thuhet se është i hapur edhe për të pranuar huazimin e Zaniolos te Juventusi për një sezon, por me detyrim blerjeje në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...