Juventusi ofron 19 milionë funte për sulmuesin e Liverpool, Firmino

PUBLIKUAR

Raportet e fundit në Itali thonë së Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool këtë verë, me Juventusin që ka ofruar 22.6 milionë euro për suilmuesin (rreth 19 milionë funte)

Corriere dello Sport ka shkruar sot se Bardhezinjtë do ta kërkojnë brazilianin, i cili mund të luajë në disa pozita të sulmit.

Juve është në kërkim të një sulmuesi i cili mund të luajë me Dusan Vlahovic, por po ashtu ai mund të jetë edhe zëvendësues i tij në ndeshje të caktuara.

Alvaro Morata mbetet zgjidhja e parë, por Firmino është futur shpejt në garë për ta zënë vendin e tij në Torino.

Kontrata e tij me Liverpool, e cila skadon në qershorin e vitit 2023 dhe minutazha e kufizuar për të pas arritjes së Darwin Nunez këtë verë do të jetë çelësi për Firminon.

Firmino mbush 31 vjet në tetor dhe sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe bëri pesë asiste në 35 paraqitje për Reds.

Corriere dello Sport po ashtu shkruan që Firmino është në njohuri për negociatat dhe preferon një kalim në Juventus, në mënyrë që të sigurojë një ftesë nga Brazili për Botërorin Katar 2022.

Ai do të punonte me disa nënshkrime të tjera në Juve, përfshirë Angel Di Maria, Paul Pogba dhe Gleison Bremer. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...