Juventusi ofron 15 milionë euro, PSG-ja kërkon më shumë për shitjen e Parades

PUBLIKUAR

Juventusi ka dërguar një ofertë te Paris Saint-Germaini për Leandro Parades.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi italian ka ofruar 15 milionë euro si dhe bonuse tjera për shërbimet e argjentinasit, transmeton Gazeta Express.

Juventusi synon që ta marrë Paradesin në formë huazimi për sezonin e ri, por që të përfshihet opsioni “detyrim blerje” pas përfundimit të sezonit.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germaini thuhet se po kërkon së paku 20 milionë euro për shitjen e 28-vjeçarit.

Parades te kampionët e Francës nuk po gjen hapësira. Ai ka luajtur vetëm në 15 ndeshje në Ligue 1 në sezonin e fundit.

Ish-futbollisti i Romës me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...