Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi beson se ekipi i Juventusit mbetet më i miri në Itali, pavarësisht largimit të Leonardo Bonuccit, transmeton zeri.info
Do të jetë e vështirë që ta ndalim Juventusin drejt fitimit të ligës italiane sepse ata nuk kanë asnjë dobësi.
Gjatë edicionit të kaluar Roma përfundoi me katër pikër prapa Juventusit.
“Kur ndeshemi me Juventusin, i kuptojmë vështirësitë e vërteta të grupit të tyre, mbrojtja është e fortë, kurse mesfusha dhe sulmi janë të organizuar shumë mirë. Ata nuk kanë asnjë dobësi, kështuqë nuk do të jetë e lehtë ndaj tyre.”, deklaroi De Rossi.
A do të isha i lumtur nëse ndonjë ekip tjetër, për shembull Napoli do ta fitonte titullin? Padyshim që jo. Nëse Juventusi nuk e fiton, do të doja që ta fitonim ne. Është e vështirë të përballesh ndaj Juventusit, por ne jemi duke u përpjekur dhe duam të vazhdojmë kështu.”, shtoi mesfushori italian./Zëri


