“Juventusi nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve pa u pensionuar Buffoni”

PUBLIKUAR

Ish-ylli i Gjermanisë, Mario Basler e ka kritikuar Gianluigi Buffonin duke thënë se portieri veteran duhet të pensionohet sepse nuk është më në nivelin më të lartë.

Buffon, tani 40-vjeçar, dështoi ta ndalë goditjen e Christian Eriksenit nga goditja e dënimit, e cila e barazoi rezultatin në 2-2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Torino, transmeton Express.

Duke folur për televizionin gjerman pas ndeshjes, Basler e kritikoi ashpër Buffonin.

“Gigi ka qenë portier i jashtëzakonshëm, por nganjëherë njerëzve iu ikën koha e duhur për t’u pensionuar. Atij i iku momenti i duhur për t’u pensionuar. Unë u pensionova në moshën 33-vjeçare. Atij duhet t’ia thotë Allegri dhe klubi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund. Juventusi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, por Buffon nuk është më në nivel ndërkombëtar dhe me të nuk do ta fitojnë këtë trofe”, ka thënë Basler.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...