Juventusi mendon seriozisht për mbrojtësin e Realit

PUBLIKUAR

Juventusi janë duke menduar për ta transferuar Marcelon nga Real Madridi, ka raportuar Sport Italia.

Klubi italian sapo transferoi Ronaldon nga Reali për shumën e 112 milionë eurove dhe mund ta ribashkojë portugezin me shokun e tij, transmeton Gazeta Express.

Thuhet se ka pasur tentime të tjera të Juventusit për Marcelo po sipas mediave italian priten tentime të tjera për t’i siguruar shërbimet e tij.

E gjitha varet nga situata e Alex Sandros, i cili kërkohet nga Manchester Unitedi dhe Chelsea dhe nëse largohet atëherë Marcelo mund të bëhet lojtar i Juventusit gjatë kësaj vere.

Real Madridi kërkon për mbrojtësin e krahut të majtë plot 50 milionë euro, i cili merr një pagë prej 11 milionë eurosh për stinor me një kontratë që i skadon në vitin 2022. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...