Juventusi interesohet për supersulmuesin e Genoas

PUBLIKUAR

Juventusi ka shfaqur interesim për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatekin, i cili është duke shkëlqyer në këtë stinor të Serie A-së.

“Zonja e Vjetër” është futur në garë për polakun 23-vjeçari, i cili i ka shënuar 10 gola në gjashtë paraqitje me klubin e Genoas, transmeton Gazeta Express.

Genoa e bleu lojtarin gjatë kësaj vere për 4 milionë euro nga klubi polak, Cracovia Krakow.

Sulmuesi deri më tani i ka shpaguar ato 4 milionë euro të shpenzuara për të, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me superformën që po e kalon në Serie A. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...