Juventusi ia vënë çmimin Vlahovicit

PUBLIKUAR

Klubet e Premier Ligë, përfshirë Arsenalin, Manchester United dhe Chelsea që thuhet se janë të interesuar për Dusan Vlahovic, i është thënë që Juventus do ta shesë atë për 90 milionë euro

Serbi mbushi do të mbushë 23 vjet në fund të këtij muaji dhe do të jetë pikërisht viti i njëjtë kur ai nënshkroi nga Fiorentina për 81.6 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Edhe pse ai pati një impakt të menjëhershëm me skuadrën nga Torino, lëndimet e kanë përcjellë atë gjatë tërë sezonit, duke bërë që ai të shënojë vetëm shtatë gola dhe të bëjë dy asiste në 15 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Këto probleme të njëjta kanë ndikuar edhe në paraqitjen e tij në Botëror, edhe pse shënoi një gol dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme që skuadrat e Premier Ligës ta kërkojnë atë.

Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport – transmeton GazetaExpress – çdo shitje mund të bëhet deri në verë, por edhe tash për të ka interes nga Arsenal, Manchester United dhe Chelsea.

Shpenzimet e këtij operacioni do t’i kushtojnë minimumi 90 milionë euro atyre skuadrave që e dëshirojnë, një shumë e vogël që nuk do të jetë shumë problem për klubet e Premier Ligës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...