Juventusi i ofron Umtitit rrugëdalje nga Barcelona

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Samuel Umtiti po përballet me një të ardhme të pasigurt në Barcelonë dhe tani gjiganti i Serie A, Juventus, mund t’i ofrojë një rrugëdalje nga Camp Nou.

Forma e lartë e Clement Lenglet dhe zërja e një vendi bazë në formacionin startues të Ernesto Valverdes, në kohën kur bashkatdhetari i tij mungonte shkaku i lëndimit, ka bërë që Umtiti ta humbë vendin, dhe si pasojë mund të largohet në verë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Rai Sport, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka qendërmbrojtësin në listën e ngushtë të futbollistët të cilët po punon për t’i joshur në Torini verën e ardhshme.

Kampioni italian e sheh si gjë që bëhet transferimin e tij, dhe me Andrea Barzaglin që konfirmoi se do të pensionohet në fund të këtij sezoni, bardhezinjtë kanë nevojë për një qendërmbrojtës.

Mbi të gjitha, Barcelona është duke punuar për ta sjellë në Camp Nou edhe sensacionin e këtij viti, mbrojtësin e Ajaxit dhe Holandës Matthijs de Ligt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...