Juventusi i ofron tre lojtarë në shkëmbim të Pogbës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Kampioni i Serisë A, Juventusi, është i gatshëm t’i ofrojë tre futbollistët e skuadrës së vet – Cancelon, Costan dhe Mautidin – në shkëmbim për mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Pas disa javësh raportime se Juventusi dhe Real Madridi duan t’i sigurojnë shërbimet e Paul Pogbas për sezonin e ardhshëm, kampioni italian më në fund e ka bërë gati një ofertë për “Djajtë e kuq”, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja italiane, Corriere della Sera, raporton se Juventusi i ka zgjedhur tre lojtarë të skuadrës për ta ulur çmimin që Manchester Unitedi po e kërkon për fituesin e Kupës së Botës, 150 milionë funte.

Drejtuesit e Juventusit besojnë se ata mund ta bindin Manchester Unitedin ta shesë Pogban këtë afat kalimtar të verës, përkundër insistimit të anglezëve se francezi nuk është për shitje dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm.

Vetë Paul Pogba e kishte bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar të verës, gjatë kohës sa ishte me pushime në Kinë, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se, për mua, kjo mund të jetë koha e duhur për ta pasur një sfidë të re diku tjetër”, kishte thënë ylli francez.

Pastaj, në fillim të këtij muaji, agjenti i Pogbas, Mino Raiola, tha se ai është në proces për t’ia gjetur një klub të ri klientit të tij, pas lajmeve se Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar për 26-vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...