Juventusi i frikësohet Arsenalit, Chelseat dhe Liverpoolit për Rabiotin

PUBLIKUAR

Juventusi janë gati që të hapin diskutimet me Adrien Rabiot por ata e dinë se oferta nga skuadrat e Premier Ligës do ta joshin francezin që të largohet nga Allianz Stadium

Kontrata e Rabiot përfundon në fund të sezonit dhe sipas Calciomercato.com, drejtorët e Zonjës së Vjetër janë gati ta takojnë Veronique Rabiot, nënën dhe agjenten e mesfushorit francez.

Juventusi pritet që t’i ofrojë të njëjtën pagë atij, rreth shtatë milionë euro në sezon plus bonuset me bonuset që do ia paguanin atij momentin që Rabiot nënshkruan kontratën e tij të re.

Bardhezinjtë duhet të operojnë me një buxhet të reduktuar, sidomos pasi bordi i vjetër i drejtorëve kanë dhënë dorëheqje në nëntor. Bordi i ri do të mblidhet më 18 janar dhe do të udhëhiqet nga Presidenti i ri, Gianluca Ferrero.

Sipas raportit, mesfushori dëshiron së paku 10 milionë euro në sezon plus bonuse të tjera të shtrenjtë. Skuadrat e Premier Ligës si: Arsenal, Chelsea, Liverpool madje edhe Manchester City janë të hapur për t’i plotësuar kërkesat e tij.

Edhe pse Rabiot do të dëgjojë ofertën e Juventusit, nuk duket se do të këtë joshje për t’i refuzuar ofertat e mëdha të Premier Ligës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...