Juventusi i fortë për Milanin

PUBLIKUAR

Juventusi ka dalë triumfues në derbin e Serisë A kundër Milanit të shtunën mbrëma në “Allianz Stadium”.

Skuadra e Massimiliano Allegrit arriti të fitojë 3-1 kundër Milanit të Gennaro Gattusos në kuadër të javës së 30-të të Serisë A, raporton Express.

Ishte Paulo Dybala ai që e kaloi Juventusin në epërsi me një gol të bukur në minutën e 8-të. Por, nuk vonoi shumë dhe pikërisht ish-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci shënoi për Milanin duke barazuar shifrat në minutën e 28-të.

Pas një loje të barabartë në vazhdim, “Zonja e vjetër” shpërtheu dhe shënoi edhe dy herë, përmes Juan Cuadrado në minutën e 79-të dhe Sami Khedira në të 87-tën, duke siguruar një fitore të rëndësishme.

Juventus tani prin në tabelë me 78 pikë, katër më shumë se Napoli në vendin e dytë.

Milani mbetet në pozitën e 6-të me 50 pikë, shtatë më pak se Lazio në të pestin dhe tetë më pak se Interi në të katërtin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...