Juventusi do të luajë për herë të parë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Massimilano Allegri mposhti sonte Udinesen, por nuk ia doli të largohet nga pozita e shtatë, pasi edhe Atalanta e Roma fituan gjithashtu sonte, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Dacia Arena” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Federico Chiesa, në minutën e 68-të.
Kjo ndeshje i takoi javës së 38-të dhe të fundit në Serie A.
Juventusi e mbyll sezonin në pozitën e shtatë me 62 pikë, kurse Udinese me 46 pikë në pozitën e 12-të. /Gazeta Express/
Standings provided by Sofascore


