Juventusi fiton edhe në udhëtim ndaj Freiburgut, kualifikohet në çerekfinale

PUBLIKUAR

Juventusi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Zonja e Vjetër” e mposhti edhe në udhëtim Freiburgun me rezultatin 2:0, për t’u kualifikuar tutje.

Në përgjithësi nga të dy ndeshjet, Juventusi kualifikohet me rezultat 3:0 ndaj ekipit gjerman.

Ishte minuta e 44-të kur Gulde i Freiburgut mori kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja, me ç’rast shkaktoi edhe penallti.

Në gol penalltinë e shndërroi Vlahovic.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Chiesa shënoi për 2:0

Kësisoj, Juventus kalon në çerekfinale dhe nesër do ta mësoj ekipin me të cilin do të përballet në këtë fazë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...