Juventusi e refuzon Vidalin

PUBLIKUAR

Barcelona ia ka ofruar atë në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanic.

Sipas Calciomercato.com, Barça ia ka ofruar Vidalin Juves në një përpjekje tjetër për ta bindur gjigantin italian të pranojë marrëveshje shkëmbimi për Pjanic, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, bardhezinjtë e kanë hedhur poshtë mundësinë për një marrëveshje të tillë, duke ia lënë Interit rrugën e hapur për ta marrë mesfushorin kilian në San Siro.

32-vjeçari i gëzoi katër vjet shumë të suksesshëm në Torino nga viti 2011 deri më 2015, duke i fituar katër tituj në Serie A dhe duke e arritur finalen e Ligës së Kampionëve një herë.

Juve e ka refuzuar edhe Ivan Rakiticin, sepse do të pranonte ta lejojë largimin e Pjanicit vetëm për Arthur Melon.

Por Melo nuk dëshiron të largohet nga Barça. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...