Juventusi e paguan shtrenjtë humbjen nga Reali në finale të Championsit (Foto)

PUBLIKUAR

Juventusi do të paguajë 400 mijë euro dëmshpërblim pas humbjes në finale nga Real Madridi.

Vetëbesimi ishte i madh te Juventusi para finales së Ligës së Kampionëve, siç ka thënë kapiteni, Gianluigi Buffon “ndoshta edhe i tepruar”, transmeton Gazeta Express.

Besoni ose jo, Juve, që fituan Scudetton dhe Kupën e Italisë, ishin bërë gati të festonin tripletën, për herë të parë në histori të klubit.

“Football-Italia” raporton se klubi kishte organizuar një ndejë që do t’i kushtonte më shumë se një milionë euro, për të festuar triumfin në Champions.

Por, edhe një herë ëndrra për të triumfuar pas 21 viteve, u shua, kësaj radhe Real Madridi, që e mposhti “Zonjën e Vjetër” 4:1, me dy golat e Cristiano Ronaldos, një Casemiro dhe Marco Asensio që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas humbjes nga Real Madridi, Juve u detyrua të anulojë ndejën e organizuar në Torino dhe depozita prej 400 mijë eurove ishte e pakthyeshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...