Juventusi e mund Cagliarin

PUBLIKUAR

Juventusi e ka mundur 2:0 Cagliarin në udhëtim, duke u shkëputur 18 pikë larg ndjekësit të parë në renditjen e Serie A, Napolit.

Leonardo Bonucci dhe i riu Moise Kean shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi, që tani grumbullon plot 81 pikë pas 30 javësh, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e 26-të e bardhezinjve këtë sezon në ligë, derisa në katër ndeshjet tjera Juve i ka regjistruar tri barazime dhe vetëm një humbje.

Qendërmbrojtësi italian Bonucci shënoi me kokë në minutën e 22-të, para se adoleshenti Kean ta dyfishojë epërsinë pesë minuta para fundit të takimit.

Vendasit ishin të pafuqishëm ndaj kampionit, dhe patën vetëm një goditje në kornizën e portës.

Cagliari zbret në pozitën e 13-të me 33 pikë, tetë pikë më shumë se zona e rënies nga liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...